Futboll Femra-Vllaznia fiton gjysmëfinalen e parë të “Final 4”. Mund Gramshin 0-1 në transsfertë. Vendos goli i Klaudja Borçit në minutën e 55-të

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gramshi-Vllaznia 0-1(Shënuese: Klaudja Borçi 55’)

Vllaznia e futbollit për femra hedh hapin e parë drejt kualifikimit për në finale e madhe të “Final 4”, teksa pasditen e sotme fitoi gjysmëfinalen e parë me ekipin e Gramshit.

Ndeshja e luajtur prej orës 15:00 në kompleksin sportive “Dinamo” të Arbanës është dominuar nga skuadra kuaqeblu, por që gjithësesi pjesa e parë është mbyllur në barazim me rrjeta të paprekura, 0-0.

45 minuta e dytë, trajneri i Vllanzisë Nikolin Leka e nis me një ndryshim duke hedhur në fushën e lojës sulmuesen e talentuar Klaudia Borçi, e cila vetëm dhjetë minuta nga starti i kësaj pjese tund rrjetën e ekipit të Gramshit.

0 me 1 për Vllazninë, rezultat ky që qëndron në fuqi deri në përfundim të krejt takimit duke nxjerrë fituese Vllazninë me rezultatin 0 me 1.

Me këtë fitore të gjysmëfinales së parë në transfertë, Vllaznia e Shkodrës hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit në finalen e madhe për titullin kampion.

Kualifikim i cili pritet të zyrtarizohet pas ndeshjes së dytë, e cila do të luhet një javë më pas në qytetin e Shkodrës.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img