Shqipëria luan ndeshjen e parë miqësore të qershorit ndaj Izraelit. Humbet në “Air Albania” 0-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëri-Izrael  0-1(Shënues: Gloukh 73’)

Formacioni i Kombëtares kuqezi: Alen Sherri (GK), Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti (C), Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Anis Mehmeti, Arbër Hoxha, Armando Broja. Trajner: Rolando Maran

Kombëtarja shqiptare zhvilloi mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë miqësore të muajit qershor, duke u përballur me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Pavarësisht paraqitjes pozitive dhe rasteve të krijuara gjatë takimit, kuqezinjtë u mposhtën minimalisht me rezultatin 0-1.

Trajneri Rolando Maran e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Alen Sherri (GK), Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti (C), Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Anis Mehmeti, Arbër Hoxha dhe Armando Broja.

Sfida shënoi debutimin e trajnerit Rolando Maran në stolin kuqezi,por italiani nuk arriti ta nis aventurën e tij me fitore.

Shqipëria zhvilloi një ndeshje të ekuilibruar dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi,por mungesa e saktësisë para portës bëri që kuqezinjtë të largoheshin pa gol nga fusha.

Momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 73-të kur Oskar Glouk përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe mposhti portierin Sherri duke i dhënë avantazhin Izraelit.

Menjëherë pas golit pati tension në fushë pasi festimi i lojtarit izraelit u konsiderua provokues nga futbollistët shqiptarë.

Situata degradoi në një përplasje mes lojtarëve të të dy skuadrave por arbitri arriti ta qetësonte shpejt situatën.

Shqipëria pati raste të pastra për të kaluar në avantazh dhe për të barazuar rezultatin me protagonistë kryesisht mesfushorët Mehmeti dhe Shehu por asnjëri prej tyre nuk arriti të finalizonte me sukses.

Pavarësisht humbjes stafi teknik do të mar disa sinjale pozitive nga paraqitja e ekipit,ndërsa pritet të punoj për të përmirësuar efikasitetin në fazën sulmuese përpara sfidave të ardhshme.

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të zhvillohet më 6 qershor sërish në “Air Albania” ku Shqipëria do të përballet me Luksemburgun në një tjetër takim miqësor që do të nis në orën 20:00.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img