Elseid Hysaj ka folur pas humbjes 1-0 ndaj Izraelit në “Air Albania”. Mbrojtësi ka deklaruar se me trajnerin e ri skuadra luan një lojë sulmuese, por duhet kohë që skuadra të përshtatet me idetë e trajnerit të ri.
“Kur vij dhe luaj me fanellën e Shqipërisë, është objektivi im që të jap maksimumin, derisa të kem fuqi. Është një trajner i ri, ka ide të reja. Me kohën do të sistemohemi, do kohë që të rregullohet gjërat e reja.
Është një trajner shumë pozitiv. Kjo lojë është më sulmuese që ajo që kemi bërë përpara. Të punojmë që të jemi më lart”, ka thënë mes të tjerash Hysaj.


