Arritje e arbitrimit shqiptar-Emanuela Rusta, Salla, Kapxhiu dhe Pjetrushaj, do të gjykojnë Angli-Ukrainë futboll femra, më nëntë qershor

Lexo

- Reklamë -spot_img

Arbitrimi shqiptar vazhdon të marrë vlerësime të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Katërshja shqiptare e përbërë nga Emanuela Rusta, Mirjeta Salla, Ediena Kapxhiu dhe Eglantina Pjetrushaj është përzgjedhur për të gjykuar ndeshjen e futbollit të femrave mes Anglisë dhe Ukrainës e cila do të zhvillohet më nëntë qershor.

Ky emërim vjen si rezultat i paraqitjeve të shkëlqyera që arbitret shqiptare kanë pasur në kompeticionet ndërkombëtare gjatë viteve të fundit.

Në këtë takim Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore duke mbajtur përgjegjësinë kryesore për drejtimin e ndeshjes ndërsa Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu do të jenë asistente,teksa rolin e gjyqtares së katërt do ta mbaj Eglantina Pjetrushaj.

Përzgjedhja e një ekipi tërësisht shqiptar për një ndeshje të këtij niveli është një tregues i qartë i besimit që organizmat ndërkombëtarë të futbollit kanë ndaj arbitrimit shqiptar.

Anglia dhe Ukraina jan dy përfaqësuese me traditë në futbollin e femrave ndaj ndeshja pritet të ketë ritëm të lartë dhe rëndësi të veçantë,duke e bërë edhe më të vlefshëm këtë emërim për arbitret kuqezi.

Veçanërisht Emanuela Rusta vazhdon të konfirmohet si një nga arbitret më të vlerësuara shqiptare në skenën evropiane.

Ajo ka qenë pjesë e shumë ndeshjeve të rëndësishme të organizuara nga UEFA dhe FIFA duke përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në kompeticione prestigjioze.

Edhe koleget e saj Mirjeta Salla,Ediena Kapxhiu dhe Eglantina Pjetrushaj kan ndërtuar një profil të konsoliduar ndërkombëtar falë performancave profesionale dhe përkushtimit të tyre.

Ky është një tjetër sukses për futbollin shqiptar dhe në veçanti për arbitrimin e femrave,i cili prej vitesh po njeh rritje të vazhdueshme.

Emërime të tilla jo vetëm që rrisin prestigjin e arbitrimit shqiptar në Europë,por shërbejnë edhe si frymëzim për brezat e rinj të vajzave që dëshirojnë të ndjekin karrierën e arbitres në futboll.

Ndeshja mes Anglisë dhe Ukrainës më nëntë qershor do të jetë një tjetër mundësi për katërshen shqiptare që të tregojë cilësitë e saj në një skenë ndërkombëtare duke konfirmuar edhe një herë nivelin e lartë që ka arritur arbitrimi shqiptar në futbollin e femrave.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img