(Video) ATLETIKË-Vllaznia pranë historisë! Kryetrajneri kuqeblu, Albert Marashi, premton titullin e 18-të radhazi dhe të 30-tin e atletikës shqiptare

Lexo

- Reklamë -spot_img

I planifikuar të zhvillohet me datë 10 dhe 11 qershor në stadiumin “Elbasan Arena”, Kampionati Kombëtar i atletikës për të rritur, pritet të regjistrojë një rekord historik për atletikën shkodrane.

Në një prononcim për Veriu Sport, Kryetrajneri i Vllaznisë në atletikë,  Albert Marashi, premton titullin e 18-të radhazi për ekipin e meshkujve gjë që përkon me titullin e 30-të historik për atletikën shqiptare

Optimizmi i kryetrajnerit Marashi, bazohet në formën sportive të sportistëve kuqeblu duke veçuar disa prej tyre, mes të cilëve Franko Burrajn, prej të cilit presin edhe rekord kombëtar.

(Video) Prononcimin e plotë të Kryetrajnerit të Vllaznisë në atletikë Albert Marashi, si dhe pamje nga seanca stërvitore e atletëve shkodranë mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img