Monday, November 25, 2024

Çështja “Çoba” dhe trajtimi i të rinjëve shkodran, ish arbitri i futbollit Bardh Maçi, kundër trajnerit Brdariç dhe drejtorit sportiv, Djarmati!

Lexo

Bardh Maçi është një emër shumë i njohur në Shkodër dhe më gjerë. Më herët ka qënë arbitër i Kolegjumit të Futbollit Shkodër, shumë i spikatur me aktivizimet e tij në kampionatin shqiptar, ndërkohë që pas emigrimit në Irlandë vazhdon edhe atje të jetë shumë aktiv me kolegjumin e atjeshëm në gjykimin e ndeshjeve të futbollit.

Por, përpos kësaj, Bardh Maçi njihet edhe për pasionin e madh që ka prej vitesh për Vllazninë, skuadrën e zemrës të qytetit të tij të lindjes, ku edhe pse në distancë, jeton me emocionet e futbollit shkodran. Karakteristikë e tija është kritika, i pakompromis me asnjë kur kërkon të shfaqë opinionin e tij si profesionist i fushës së gjykimit, por edhe më tej për lojën dhe ecurinë e Vllaznisë.

Natyrisht, shumë i kënaqur me arritjet e Vllaznisë së sezonit të kaluar, ku edhe nuk ia ka kursyer komplimentat. Por, aktualisht, kur Vllaznia po përgatitet për pjesëmarrjen në Europë, Maçi ka rezerva të shumta në lidhje me merkaton e sotme, përfshirë edhe atë të sezonit të kaluar, ndërkohë që tehu më i madh i kritikës së tij është për trajtimin jo të mirë që po i bëhet elementit të ri shkodran. Sipas tij, po aplikohet një formulë e gabuar duke i dhënë përparësi në aktivizim dhe trajtim financiar futbollistëve të huaj, të cilët nuk bëjnë diferencë në fushën e lojës me elementin shkodran që është lënë në hije të plotë.

Dhe, për këtë, duke nisur nga rasti i të riut Mehdi Çoba, dhe për të vazhduar me të emra të tjerë të rinjsh shkodranë, ai fajëson drejtpërdrejtë dy emra, trajnerin Thomas Brdariç dhe drejtorin sportiv, Matko Djarmati.

Veriu Sport ofron në verdiktin origjinal opinionin e specialistit të arbitrimit Bardh Maçi, që duke pasur një karrierë shumë të gjatë, në Shqipëri dhe Irlandë me futbollin, përcjellë në mënyrën e tij, indinjatën ndaj rasteve në fjalë, duke ia lënë në dorë lexuesit të komentojë.

………………….

…Mehdi Çoba duhet me ba 3 gola në një ndeshje për Brdariç se ndryshe s’ka shans me lujtë. Ose nqfs i thotë dikush tjetër që din ma shumë se ky, se ky vështir ta kuptoj, faktet janë kokfortë që e ka lan tan sezonin që kaloj pa e fut 1 min në lojë. Me ça kam kuptu te ky trainer aq ka, s’ka ma shumë me kuptu. Nuk asht faji i tij por i atyre që e kan sjell për së dyti.

…Ky Çoba s’mundet me ba tre katër gola se nuk asht qëndërsulmues mor Brdariç. A po të duket pak për një sulmues krahu duke shënu për çdo ndeshje që e aktivizon ?: Deri kur don me kuptu mor zotni se ky djal është për formacionin dhe jo për stol?!: Nqfs nuk e kupton ma, ik nga ke ardh se s’je për kët punë dhe pikë.

O Brdaric, sa gola kërkon nga Çoba që me e futë në formacion ? Edhe pse aq pak sa e ke fut të ka tregu se jam për fushë e jo për stol. Nuk ësht faji i tij që nuk e kupton a din me lujtë futboll ky djal apo jo, a din më shënu gola ky djal apo jo!?. Me çfarë kam pa unë te ky djal, ti mund të bahesh 100 vjeç si trainer po kurr s’ke me kuptu futbollistin e mirë dhe me klas. Ti po, ke me kuptu atë që s’kupton asgja nga ky super talent që e ka emrin Çoba dhe dyshoj se mund të ketë edhe të tjerë në stol, te U-21 dhe te U-19 që ti s’i kupton!

Pse duhet të jetë pankina-stoli i Vllaznisë vetem me lojtaret e U-21 dhe U-19 dhe nga akademitë e tjera Shkodrane dhe me asnjë MBETURIN tjetër nga jashtë Shkodre.

Pse, e thashë këte ma lart: Ti marrim me rradhë:

1-Sa diferencë në pankinë-stol, pastaj në fushë ka Avdiaj me Nikaj e U-19?, se në pagë dihet se janë 10/1 për Avdiajn.

2-Sa diferencë në pankinë-stol, pastaj në fushe ka Hoxhaj me Çoben?, se në pagë dihet se duhet të jetë diku 10/1 për Hoxhaj.

3-Sa diferencë në pankinë-stol dhe pastaj në fushë ka Kaleziç me  Uheid Hoxha, pasi kjo u pa në fushë edhe kundër Budoçnostit që Hoxha ishte ma i miri në mesfushë?, se në pagë dihet se duhet të jetë diku te 7/1 për Avdiaj.

4- Sa diferencë ne pankinë-stol dhe pastaj në fushe ka Nertil Hoxhaj etj që ishin me Smajlin e U 19?, se me pagë dihet diku te 10/1 për Hoxhaj dhe jo vetëm.

5-Sa diferencë në pankine-stol dhe pastaj në fushë ka Cise dhe Dilaver me Pusin që e larguat, apo me Nikajn e U-19 apo edhe me sulmuesin tjetër të U-21, Ivzikun etj ?, se me rroga dihet se mund të jetë mbi 10/1 për Dilaver dhe Cise.

Pra i bana këto pyetje për trainerin Brdariç, drejtorin Djarmati dhe stafin rreth tij, megjiëthse me sa unë kam info traineri s’pyt asnji nga ndihmesat e tij.

Unë e di se s’do marr ndonjëherë përgjigje as nga Brdariç dhe as nga Matko. Por unë si tifoz kam të drejten time me i ba këto pyetje këtyre dy zotrinjëve, sepse po na shkatërrojnë lojtaret e Akademisë duke i kalbur në stol dhe më e keqja duke i ba me ik krejt nga Shkodra.

Faktet janë kokfortë sepse në ditët e fundit Nikaj dhe Smajli te U-19 dhe ndonji tjetër gjithashtu po largohen vetem e vetem se kto nuk kanë asnji mundësi për të tregu aftësitë e tyre te ekipi i parë.

Faktet janë përseri kokfortë me Çoben dhe me Hoxhen që nuk janë aktivizu asnji min gjatë gjith sezonit që sapo u mbyll.

Atëhere lind pyetja: A kanë aftësi traineri Brdariç dhe drejtori Djarmati në përzgjedhjen e lojtarëve të stolit, sepse Vllaznia ka nxjerr talenta tan jeten e kena furnizu dhe vazhdojmë e furnizojmë ekipet e rretheve me Shkodran dhe këta të dy na mbushin pankinën-stolin me MBETURINA nga jashtë Shkodre?!

Kjo për mendimin tim asht e TMERRSHME dhe e pa TOLERUESHME nga presidentja e Vllaznisë që i ka përzgjedh këto të dy.

Të sjellësh lojtarë nga jashtë Shkodre për pankinë-stol dhe të paguhen 10/1 me lojtarët e Akademisë së Vllaznisë, plus akomodimi e ushqimi, kjo asht me kap kryt me grushta përzotën!

Me këto diferenca € ishin ble 2-3 futbollistë me nivel të lartë jashtë Shkodre për formacionin e parë.

Edhe njëhere du me ju ba me dije ju Brdariç dhe Djarmati që pankinë-stoli i Vllaznisë duhet të jetë me 100% lojtarë të Akademisë së Vllaznisë apo të Akademive të tjera të Shkodrës nga U-21 dhe U- 19 dhe jo me MBETURINAT që keni sjell sezonin që sapo u mbyll.

Na jena Shkodra dhe pankina-stoli duhet të jetë vetem me Shkodran dhe në këtë rast i jepet mundësia të gjithë atyre talentave me tregu aftësitë e tyre dhe në nji të ardhme të shpejtë Vllaznia duhet të jetë të pakten me 70-80%  lojtar BIO Shkodran dhe neser, pse jo t’i kena për shitje jashtë Shqipërie dhe burim fitimi për të mbushur arken e klubit, ku pastaj të blihen 2-3-4 futbollistë nga jashtë Shkodre apo edhe jashtë Shqipërie që bajnë diferencen e madhe me Shkodranët aktual që thash ma sipër, nuk ka rëndësi çmimi i tyre pastaj.

S’du mu zgjat ma: Shpresoj dhe uroj të ndigjohet sadopak kjo që kam shkru sot.

UNË PËRJETË DO MBETEM KUQ e BLU

Bardh Maçi-ish arbitër i Kolegjumit Futbollit Shkodër-sot arbitër në Irlandë       

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img