Botërori 2026 vazhdon të dhurojë emocione të mëdha ndërsa pas ndeshjeve të para në grupet A dhe D radha u takon skuadrave të tjera të nisin aventurën e tyre në turneun më prestigjioz të futbollit botëror.
Gjashtë ndeshje të programuara nga sonte deri nesër premtojnë spektakël rivalitet dhe sfida që mund të përcaktojnë fatin e grupeve respektive.
Programi hapet sonte në orën 21:00 me përballjen Katar-Zvicër e vlefshme për Grupin B.
Katari synon të nis me rezultat pozitiv përballë një kundërshtari me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare.
Nga ana tjetër Zvicra kërkon të konfirmoj statusin e një skuadre që prej vitesh është pjesë e rregullt e fazave finale të turneve madhore.
Një fitore në këtë takim do ti jepte një avantazh të rëndësishëm njërës prej skuadrave në garën për kualifikim.
Në mesnatë vëmendja zhvendoset te Grupi C ku Brazili përballet me Marokun.
Pesë herë kampionët e botës hyjnë si një nga favoritët kryesorë të turneut por përballë do të kenë një Marok që në vitet e fundit ka treguar se mund të rivalizojë me çdo kundërshtar teksa përballja pritet të jetë një nga më interesantet e fazës së parë.
Haiti dhe Skocia zbresin në fushë për ndeshjen tjetër të Grupit C,ku të dyja skuadrat e din se pikët në këtë sfidë mund të jenë vendimtare për shpresat e tyre për të kaluar grupin.
Skocia mbështetet te tradita dhe eksperienca europiane ndërsa Haiti synon të shkruaj histori në pjesëmarrjen e tij në këtë Botëror.
Në orën 06:00 të mëngjesit për Grupin D Australia përballet me Turqinë,ndërsa të dyja ekipet njihen për disiplinën taktike dhe shpirtin luftarak çka pritet ta bëjë këtë takim një duel të ekuilibruar dhe të fortë deri në minutën e fundit.
Pasditja e së nesërmes sjell hyrjen në skenë të Gjermanisë e cila do të luaj kundër Kuraçaos në orën 19:00 për Grupin E.
Gjermanët mbeten ndër skuadrat më të suksesshme në historinë e Kupës së Botës dhe synojnë ta nisin me fitore rrugëtimin e tyre ndërsa Kuraçao do të kërkojë të befasojë një nga gjigantët e futbollit botëror.
Programi mbyllet me një tjetër sfidë të nivelit të lartë në Grupin F ku Holanda përballet me Japoninë në orën 22:00.
Të dyja skuadrat njihen për organizimin shpejtësinë dhe futbollin modern që aplikojnë duke e bërë këtë ndeshje një nga më tërheqëset e kësaj faze të parë të turneut.
Me skuadra të mëdha emra të njohur dhe objektiva të qarta,dita e sotme dhe ajo e nesërmja premtojnë të sjellin emocione të shumta për tifozët në mbarë botën.
Çdo ndeshje përfaqëson një hap drejt ëndrrës së madhe botërore dhe asnjë ekip nuk mund të lejoj gabime në një kompeticion ku çdo pikë ka peshë të jashtëzakonshme.
Fatos LAMAJ


