SHBA-Paraguai 4-1(Golat:Bobadilla 7′(aut),Balogun 31′,45+5′,Reina 90+8’/Mauricio 73′)
SHBA:Fris,Friman,Ricards,Ream,Robinson,Adams,Tilman(Reina 82),Dest(Ueah 72),Keni,Pulisic(Berhalter 46),Balogun(Pepi 72) Trajner:Mauricio Pocetino
Paraguai:Gil,Kaseres(Velaskez 79),G.Gomez,Alderete,Alonso,D.Gomez(Kaku 79),Kubas,Bobadilla(Mauricio 46),Almiron(Soza 79),Enciso,Sanabria(Arce 62) Trajner:Gustavo Alfaro
Shba e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer Botërorin 2026 duke mposhtur bindshëm Paraguain me rezultatin 4-1 në ndeshjen e parë të Grupit D.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Poçetino dominoi takimin dhe tregoi forcën e saj në repartin ofensiv.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për amerikanët të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 7-të falë një autogoli të Bobadillës.
Më pas ishte radha e Balogun që realizoi dy herë fillimisht në minutën e 31-të dhe më pas në kohën shtesë të pjesës së parë duke i çuar skuadrat në pushim me rezultatin 3-0.
Paraguai tentoi të rikthehej në lojë në pjesën e dytë dhe gjeti golin me Mauricio në minutën e 73-të por çdo shpresë për përmbysje u shua në minutën e 90+8 kur Reina vulosi fitoren e thellë të SHBA-së me golin e katërt.
Me këtë sukses amerikanët marin kryesimin e Grupit D dhe hedhin një hap të rëndësishëm drejt fazës tjetër ndërsa Paraguai do të kërkojë reagimin në ndeshjet e ardhshme.
Fatos LAMAJ


