Egjipti-Irani 1-1
Kombëtarja e Egjiptit ka arritur objektivin e saj në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026 duke barazuar 1-1 ndaj Iranit.
Një pikë që rezultoi e mjaftueshme për përfaqësuesen afrikane e cila siguron kualifikimin për në fazën me eliminim direkt.
Sfida ishte mjaft e luftuar me të dyja skuadrat që hynë në fushë të vendosura për të mar një rezultat pozitiv.
Irani tentoi deri në fund të gjente golin e fitores për të mbajtur gjallë shpresat e tij por Egjipti tregoi qetësi dhe organizim duke ruajtur barazimin që i nevoitej për të vazhduar më tej.
Me këtë rezultat Egjipti konfirmon vendin e tij në fazën e 1/16-ave falë një ecurie të qëndrueshme gjatë fazës së grupeve.
Përfaqësuesja e Egjiptit do të synoj tani të vazhdoj surprizën edhe në ndeshjet me eliminim direkt.
Nga ana tjetër barazimi nuk i mjaftoi Iranit për të vazhduar aventurën në Botërorin 2026.
Pavarësisht një paraqitje të mirë dhe luftës deri në minutën e fundit përfaqësuesja aziatike eliminohet nga turneu ndërsa Egjipti feston me meritë kalimin në raundin tjetër.
Fatos LAMAJ


