Botërori 2026-Maroku, nuk është më surprise! Eleminon Holandën me penallti dhe shkon në 1/8-tat

Lexo

- Reklamë -spot_img

Holandë-Marok 1-1(Shënues: (Gakpo 72’/Issa Diop 90’+1) (Me penallti kualifikohet Maroku  2-3)

Është thënë që në ndeshjen e parë të këtij botërori se kemi të bëjmë me një Marok simpatik që për shumë komentues është quajtur surprizë.

Tashmë, ai nuk është më surprizë sepse pasi ka eleminuar një emër të madh si Holanda e sheh veten në fazën kualifikuese të 1/8tave.

Pas një pjese të parë të bardhë, 0 me 0, në të dytën, holandezët shënuan të parët me anë të Gakpo në minutën e 72-të. Arritën të kryesonin deri në mbyllje të kohës së rregullt dhe në një farë mënyre nisën të festonin para kohe kualifikimin.

Por, goli maroken vjen në shtesë, 90+1 duke bërë që fati i kualifikimit në 1/8-tave të vendoset në kohën shtesë, e cila edhe ajo la në fuqi barazpeshën 1 me 1.

Në gjuajen e penalltive, Maroku tregohet më i saktë teksa realizon tre të tilla ndaj dy të holandezëve duke kaluar marokenët në turin tjetër.

Kësisoj, Maroku vijon të bindë dhe ka shumë mundësi që ecuria e tij në këtë botëror të shoqërohet me suksese të tjera.

Ndërkohë, Holanda, e mbyll këtu Botërorin 2026 duke u kthyer në shtëpi ashtu si edhe Gjermania që pak orë më herët u eleminua nga Paraguai.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img