Botërori 2026- Sot, edhe tre përballje të tjera që pritet të sjellin emocione dhe spektakël për fazën e 1/16-ve: Bregu i Fildishtë-Norvegji, France-Suedi dhe Meksike-Ekuador

Lexo

- Reklamë -spot_img

Botërori 2026, vijon sot, edhe tre përballje të tjera që pritet të sjellin emocione dhe spektakël për fazën e 1/16-ve: Bregu i Fildishtë-Norvegji, France-Suedi dhe Meksike-Ekuador

Dy sfidat e para të ditës do të zhvillohen sonte në mbrëmje ku në orën 19:00 Bregu i Fildishtë do të përballet me Norvegjinë në një duel ku të dyja kombëtaret synojnë të hedhin një tjetër hap drejt ëndrrës botërore.

Afrikanët vijnë me besim pas paraqitjeve të mira në fazën e grupeve ndërsa norvegjezët shpresojnë të konfirmojnë potencialin e tyre dhe të sigurojnë një vend mes tetë skuadrave më të mira të turneut.

Në orën 23:00 radha do ti vij një tjetër supersfide ku Franca do të sfidoj Suedinë në një përballje interesante në këtë fazë me eliminim direkt.

Francezët konsiderohen ndër pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut por Suedia ka treguar se është një skuadër e fortë dhe e organizuar e aftë të vendos në vështirësi çdo kundërshtar.

Programi i ditës do të mbyllet në orën 03:00 të mëngjesit kur Meksika do të përballet me Ekuadorin në një tjetër ndeshje të fazës me eliminim direkt.

Ashtu si në dy sfidat e tjera nuk ka vend për gabime pasi humbësi do ti jap fund aventurës në Kupën e Botës ndërsa fituesi do të vazhdoj rrugëtimin drejt çerekfinaleve.

Të tre përballjet premtojnë futboll cilësor dhe emocione të mëdha ndërsa gara për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror hyn në fazën më vendimtare.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img