Belgjikë-Senagal. 3-2 (Shënues: 86′ Lukaku, 89′, 120+5′ Tielemans/ 24′ Diarra, Sarr)
Belgjika ka siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026 pasi mposhti Senegalin me rezultatin dramatik 3-2 në një ndeshje që u vendos vetëm në sekondat e fundit të kohës shtesë.
Senegali e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 25-të me anë të Diarra duke befasuar belgët dhe duke mbyllur pjesën e parë në epërsi.
Në fillimin e pjesës së dytë, afrikanët goditën sërish dhe në minutën e 51-të, Sarr dyfishoi shifrat duke e vënë Belgjikën në një situatë shumë të vështirë dhe duke e afruar Senegalin me kualifikimin.
Megjithatë kur gjithçka dukej e mbyllur Belgjika reagoi me forcë,ishte sulmuesi Lukaku që ngushtoi diferencën në minutën e 86-të ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Juri Tilemans barazoi rezultatin në 2-2 duke rikthyer shpresat e belgëve dhe duke e çuar sfidën në kohën shtesë.
Edhe 30 minutat shtesë prodhuan emocione të mëdha me të dyja skuadrat që kërkuan golin e fitores.
Kur penalltitë dukeshin të pashmangshme Belgjika fitoi një 11-metërsh në minutën e 120+5.
Përgjegjësinë e mori përsëri Juri Tilemans i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë duke realizuar golin e dytë personal dhe të tretin për Belgjikën që vulosi fitoren 3-2.
Një përmbysje spektakolare i siguron Belgjikës kalimin në raundin e ardhshëm të Kupës së Botës ndërsa Senegali largohet me kokën lart pas një paraqitjeje të shkëlqyer duke qenë vetëm pak sekonda larg mundësisë për ta çuar sfidën te goditjet e penalltive.
Fatos LAMAJ


