Botërori 2026-Edhe SHBA kalon në raundin tjetër, eleminon Bosnjën Bosnje-Hercegovinen rezultatin 2-0

Lexo

- Reklamë -spot_img

SHBA – Bosnje-Hercegovine 2-0(Shënues: Balogun 45′, Tillman 82′)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prerë biletën për në fazën 1/16 të Kupës së Botës 2026 pasi mposhtën Bosnjën me rezultatin e pastër 2-0 duke zhvilluar një ndeshje të kontrolluar dhe mjaftë bindëse.Amerikanët dominuan pjesën më të madhe të takimit duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes boshnjake.

Goli që zhbllokoi sfidën erdhi në fundin e pjesës së parë kur Balogun shfrytëzoi një rast të mirë në minutën e 45-të dhe dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin SHBA-së.

Në pjesën e dytë Bosnja u përpoq të rikthehej në lojë por mbrojtja amerikane nuk lejoi shumë hapësira.

Në minutën e 82-të Tilman vulosi fitoren me golin e dytë duke i dhënë qetësi ekipit të tij dhe duke mbyllur përfundimisht llogaritë e kualifikimit.

Me këtë fitore 2-0 SHBA vazhdon rrugëtimin në Kupën e Botës dhe në fazën 1/16 do të përballet me Belgjikën në një duel që pritet të jetë ndër më interesantët e këtij raundi.

Ndërkohë Bosnja i jep fund aventurës së saj në Botërorin 2026 pavarësisht paraqitjes dinjitoze në këtë kompeticion.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img