Presidenti i KOKSH z.FidelYlli doli sot në konferencë për shtyp lidhur me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
I shoqëruar nga sportistet Olimpiste që janë në Shqipëri, Presidenti FidelYlli ndau me mediat detaje teknike për sportistët e kualifikuar me normë dhe ato që morën ftese pjesëmarrje, objektivat për këto Lojëra si dhe fondet që KOKSH ka vënë në dispozicion për ekipin.
Pjesë e panelit për gazetarët ishin sportistet Olimpist: Briken Calja, Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Erkand Qerimaj dhe Indrit Cullhaj, ndërsa Matvei Petrov po stervitet në Pragë, Republika Çeke, Manuela Delilaj në Zyrih, Zvicer; Nikol Merizaj në Selanik, Greqi dhe Kledi Kadiu në Amerikë.
Ai bëri me dije se për eventin më të madh sportiv, KOKSH ka sponsorë kombëtar dhe partnerë institucionalë që kanë mbështetur me fonde ekipin Olimpik, të cilët kanë mundësuar përgatitjet për “Tokyo 2020” gjatë vitit të vështirë pandemik, mbështetjet edhe për sportistë të tjerë që synonin kualifikimin dhe morën pjesë në gara kualifikuese, grumbullimin e ekipit Olimpik 40 ditë para Lojërave Olimpike, udhëtimin drejt Tokios, Japoni etj.
Sportistët falenderuan KOKSH për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa premtuan më të mirën e tyre në garat e Lojërave Olimpike, Tokyo 2020.