Që prej ditës së sotme, Gabriel Olamide Ogungbire, është pjesë zyrtare e Besëlidhjes. Sulmuesi afrikan, i cili spikati sezonin e kaluar në formacionin e Shirokës, ka pranuar ofertën e lezhjanëve që sezonin e ri futbollistik të jetë pjesë e Besëlidhjes, klub i cili pagoi kartonin e nigerianit, i cili më herët ishte në provë te Tirana.

Prezantimi zyrtar i Olamides është bërë pasditen e sotme nga klubi lezhjan, i cili e ka publikuar edhe në faqen e tij zyrtare.
“Mirë se erdhe, OLAMIDE GABRIEL OGUNGBIRE !
KF Besëlidhja njofton afrimin e Olamide Gabriel Ogungbire, i cili i bashkohet skuadres për sezonin e ri, duke forcuar repartin sulmues të ekipit.”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Sezonin e kaluar, Gabriel Olamide Ogungbire, ishte ndër futbollistët më të mirë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë si dhe golashënuesi më i mirë i KF Shiroka, gjë të cilën pritet ta bëjë edhe në radhët e Besëlidhjes për Kampionatin e Kategorisë së së Parë në sezonin 2026-27.


