Basania prezanton stafin për sezonin 2026-2027. Administrator i klubit Fatmir Marku, Drejtor Sportiv Umberto Quistelli, Trajner: Arbër Shytani, Zv.Trajner Rigers Xhahysa, Trajner i portjerëve Eldi Hasani

Lexo

- Reklamë -spot_img

Basania ka bërë publik stafin drejtues dhe teknik me të cilin do të punojë gjatë sezonit të ri futbollistik 2026/2027.

Klubi shkodran ka hedhur kështu hapat e parë për organizimin dhe përgatitjen e skuadrës me synimin për të pasur një sezon sa më të suksesshëm.

Në strukturën drejtuese të klubit, detyrën e administratorit të klubit do ta mbaj Fatmir Marku, ndërsa roli i drejtorit sportiv i është besuar Umberto Quistelli.

Në drejtimin teknik të skuadrës do të jetë Arbër Shytani i cili do të ketë në krah si zëvendëstrajner Rigers Xhahysa.

Për përgatitjen dhe punën me portierët do të kujdeset Eldi Hasani duke plotësuar edhe stafin teknik të Basanias për sezonin e ri.

Prezantimi i stafit do të zhvillohet të mërkurën në orën 18:00 në kompleksin sportiv “Zmijani” në Shkodër.

Ky është një moment i rëndësishëm për klubin shkodran i cili nis një kapitull të ri me një strukturë të konsoliduar dhe me objektivin për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese në sezonin 2026-2027.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img