Auda-Dinamo 1-0(Shënues: Diedu 68’)
Auda:Purins,Hrvoj,Ouedraogo,Kragliks,Rubenis,Traore,Bongemba,Fofana,Daskevics,Diedhiou(Apiah 86′),Kone Trajner:Daniel ZanetiDinamo:Teqja,Ismaili,Dita,Aliji,Përndreca,Qardaku(Metaj 94′),Manellari(Ruçi 82),Qefalia,Vila(Loran75′),Malomo(Fadairo 82′),Berisha(Silva 82′) Trajner:Ilir DajaGjyqtarë:Hose Luis Munera,Karlos Alvarez,Antonio Moreno,Adrian Vega(Spanjë) Var:Havier Iglesias(Spanjë) Avar:Luis Mila(Spanjë)
Dinamo ka dal me një humbje minimale nga Letonia pasi u mposht me rezultatin 1-0 nga Auda në takimin e parë të turit të tretë kualifikues të UEFA Conference League.
Një sfidë e luftuar deri në fund ku skuadra e drejtuar nga Ilir Daja rezistoi për më shumë se një orë lojë por u dorëzua në pjesën e dytë përballë vendasve.
Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 68-të kur Diedu realizoi golin e vetëm të takimit me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës duke mposhtur portierin e Dinamos dhe duke i dhënë avantazhin ekipit letonez.
Vetëm tre minuta më pas situata u vështirësua edhe më shumë për blutë kjo pasi Përndreca u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha me karton të kuq duke e lënë Dinamon me dhjetë futbollistë për minutat e mbetura.
Pavarësisht inferioritetit numerik skuadra shqiptare arriti të mbajë rezultatin 1-0 duke mos lejuar që Auda të thellonte diferencën.
Edhe pse e mbylli pa rezultat pozitiv nga Riga Dinamo mbetet plotësisht në garë për një vend në fazën “play-off”.
Humbja minimale lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit e cila do të zhvillohet më 13 gusht në “Elbasan Arena” me fillim nga ora 21:00.
Përpara tifozëve të saj Dinamo do të synojë një përmbysje të madhe për të vazhduar rrugëtimin europian ndërsa mbështetja e publikut pritet të jetë një faktor i rëndësishëm në kërkim të kualifikimit.
Fatos LAMAJ


