Tirana, “poker” ndaj Vorës. Dopieta e Hazrollaj dhe Kis e Xhixha fiksojnë fitoren e thellë 4-0

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Tirana-Vora 4-0(Shënues: Kis 14′, Xhixha 36′, Hazrollaj 51′, 81′)

Tirana:Bekaj,Ilievski,Kollej(Vitija 62’),Staniç,Ndong,Vogli(Mysloviç 62’),Krymi,Berisha(Daci 62’),Hazrollaj,Xhixha(Tare 77′),Kis(Maçi 83′) Trajner:Dean Klafuriç

Vora:Harizaj,Zuna,Shiba,Shehi,Dionellis(Vrapi 57’),Frroku(Hasaj 71’),Kashari,Barjamaj(Trajkov 46’),Karrica(Halabaku 46’),Pedro,Gjyla(Daka 46’) Trajner:Arjan Bellai

Gjyqtarë:Silvio Dyrmishi(Elbasan),Fatmir Lama(Durrës),Mariglen Llukmani(Vlorë),Klodian Prenga(Laç) Var:Olsion Yzeiraj(Patos) Avar:Erjon Bastari(Tiranë) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Klajdi Kola(Tiranë)

Tirana ka mar një fitore të thellë dhe bindëse me rezultatin 4-0 ndaj Vorës në një ndeshje ku bardheblutë kanë diktuar ritmin dhe kan kontrolluar lojën për pjesën më të madhe të takimit.

Skuadra kryeqytetase e nisi mirë sfidën dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 14-të me Kis, i cili hapi serinë e golave.

Tirana vijoi të ishte më kërkuese dhe në minutën e 36-të ishte Xhixha ai që dyfishoi shifrat duke e çuar rezultatin në 2-0 përpara pushimit.

Edhe në pjesën e dytë ritmi i bardhebluve nuk ra ku vetëm gjashtë minuta pas rifillimit Hazrollaj shënoi golin e tretë të takimit, duke i dhënë Tiranës një avantazh të konsiderueshëm.

Vora e pati të vështirë të reagonte dhe të gjente hapësira për të rrezikuar seriozisht portën kundërshtare.

Në minutën e 81-të Hazrollaj realizoi edhe golin e dytë personal duke kompletuar dopietën e tij dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-0.

Një sukses i pastër për Tiranën që mori maksimumin nga kjo përballje falë golave të lojtarëve Kis,Xhixha dhe dopietës së Hazrollaj.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img