FIFA ka zhbllokuar merkaton e klubit krutan duke i dhënë mundësi drejtuesve të federojnë afrimet e realizuara dhe të kompletojnë skuadrën për javët e ardhshme të Kategorisë së Parë.
Krutanët e nisën kampionatin me një organikë të cunguar por megjithatë arritën të merrnin një pikë në transfertën ndaj Burrelit.
Tashmë situata ndryshon ndjeshëm pasi trajneri do të ketë në dispozicion disa përforcime të rëndësishme.
Goditja më e madhe është ajo e sulmuesit Mario Beshiraj ndërsa ish-futbollisti i Skënderbeut i cili ishte i lirë pas largimit nga skuadra korçare ka firmosur me Kastriotin dhe pritet të jetë një nga pikat kryesore të repartit ofensiv.
Nga Skënderbeu vjen gjithashtu edhe mbrojtësi i ri Spasian Nasto i transferuar në formë huazimi.
Nasto e nisi sezonin me korçarët dhe ishte titullar për 90 minuta në ndeshjen hapëse të kampionatit në Shkodër.
Merkatoja e Kastriotit nuk është ndalur këtu pasi me skuadrën kan firmosur gjithashtu Donald Mëllugja dhe Rigel Tepshi dy afrime të tjera që shtojnë alternativat në dispozicion të stafit teknik.
Drejtuesit krutan pritet të kompletojnë organikën edhe me afrimin e një portieri duke mbyllur kështu një merkato, që edhe pse u vonua për shkak të problemeve me bllokimin mund të ndryshoj ndjeshëm potencialin e Kastriotit në vazhdimin e sezonit.
Pas zhbllokimit nga FIFA Kastrioti tashmë mund të paraqitet me një fytyrë krejt tjetër në ndeshjet e ardhshme të Kategorisë së Parë.
Fatos LAMAJ


