Shkodra do të mirëpresë Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Ajo që është projektuar rreth dy vite më herët, tashmë po bëhet realitet. Bëhet fjale për Kampionatin Evropian U21, i cili një pjesë të ndeshjeve do t’i luajë në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërkohë që të tjerat do të shpërndahen në “Air Albania” dhe “Arena e Demave” të kryeqytetit, si dhe “Elbasan Arena”.

Lajmin e bën të ditur kryebashkiaku shkodran Benet Beci, pas një takimi në zyrën e tij me Guillaume Poisson, Drejtues i Operacioneve të Turneve në UEFA.

“Në 2027 futbolli evropian do të vijë në Shkodër!

Qyteti ynë do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian U21, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit evropian për të rinjtë, me stadiumin “Loro Boriçi” që do të mirëpresë ndeshjet e këtij kompeticioni.

Në kuadër të përgatitjeve zhvillova një takim me Guillaume Poisson, Drejtues i Operacioneve të Turneve në UEFA, me të cilin diskutuam mbi organizimin e kampionatit dhe përgatitjet e nevojshme për Shkodrën si një prej qyteteve pritëse.

Me traditën e saj të madhe sportive, pasionin e jashtëzakonshëm për futbollin dhe mikpritjen që e karakterizon, Shkodra do të jetë një skenë e denjë për këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.”, shkruan kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img