Kupa e Shqipërisë-Luhen dy duelet paraeleminatore: Gramshi-Basania 1-0 dhe Albpetrol-Memaliaj 3-0. Gramshi dhe Albpetrol kualifikohen në turin e parë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gramshi-Basania dhe Albpetrol-Memaliaj ishin dy duelet paraeleminatore të Kupës së Shqipërisë, fituesit e të cilëve merrnin bileten për të vazhduar më tej në listën e 16 ekipeve që marrin pjesë në turin e të Kupës.

Në Gramsh, luhej jo vetëm për Kupën e Shqipërisë, por më tepër për testimin e skuadrave, të cilat ditën e dielë do të përballen përsëri, por këtë radhë për javën e dytë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë. Ndaj, edhe për trajnerët e Basanias, Arbër Shytani dhe Mario Kola, kishte vend që në këtë takim të merrnin minuta edhe lojtarët e stolit, për të pasur një skuadër sa më të freskët nga ana fizike në sfidën e kampionatit.

Sdida e luajtur në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut u vendos nga një gol i shënuar me autor Serxhio Tabaku në minutën e 54-të, gol i cili qëndroi në fuqi deri në fundin e takimit duke kualifikuar ekipin e Gramshit më tej.

Në takimin tjetër paraeleminator të luajtur në Patos, vendasit e Albpetrolit fituan pastër me rezultatin 3 me 0, falë dopietes së shënuar nga Çimeize Godsuill, përkatësisht në minutat 38’, 88′, si dhe një i tretë nga Ergi Muço në minutën e 63-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img