Futbolli shkodran në zi! Ndërron jetë në morën 97 vjeçare, ish futbollisti i Vllaznisë, Partizanit dhe kombëtares, Esat Bushati

Lexo

- Reklamë -spot_img

Mbrëmjen e së mërkurës, ka ndërruar jetë ne moshën 97 vjeçare një nga futbollistët legjendarë të Shkodrës. Bëhet fjalë Esat Bushatin, is futbollistin e mirënjohur që luajti me dinjitet për dy klube, Vllazninë e qytetit të tij të lindjes dhe Partizanin, ndërkohë që ishte një përfaqësues i denjë edhe i kombëtares së Shqipërisë.

I spikatur për nga përgatitja fizike që ishte arma e tij më e fortë, Esat Bushati do të pozicionohej kryesisht të luante me sukses në rolin e mbrojtësit të djathtë, ku fillimet e tij përkojnë me Vllazninë e vitit 1947 duke në një repart me kolegun dhe mikun e tij Muhamet Dibra që bashku edhe me kolegët e tjerë, Kolë Gjoni, Shuajp Keraj, Prengë Gjeloshi, Zyhdi Bakalli, Ali Tepelija, Lutfi Laçja, Ali Kullolli, Beqir Cungu, Buto Smaja, Daut Shkreli, Qamil Medja, Fejzi Rrjolli, Alush Bakalli, Zija Halluni, Shuajp Preza, Beqir Osmani, etj.

Falë vlerave të tij të padiskutueshme si futbollist, Klubi Sportiv Partizani e bën pjesë të tij duke kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Vite, të cilat ai ishte titullarn i padiskutueshëm në këtë skuadër ku arriti të fitojë edhe trofe.

Ndërkohë, po aq të suksesshme ishin edhe ndeshjet me ekipin kombëtar, por edhe me Klubin Sportiv Tirana kur u thirr si përforcim.

Portali Veriu Sport, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Bushati për humbjen e njeriut të tyre të afërt si dhe komunitetit të futbollit shkodran, për humbjen e një prej fugurave më të spikatura të Vllaznisë në vite.

Pushofsh në paqe, Esat Bushati!

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img