Java e pestë e Superiores luhet në tre ditë, nga e premtja në të dielë. Nis me Vllaznia-Teuta të premten dhe mbyllet me Egnatia-Partizani të dielën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Nga e premtja deri të dielën kampionati “Abisnet Superiore” do të zhvilloj javën e pestë, me pesë përballje që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione.

Java hapet të premten me sfidën Vllaznia-Teuta,teksa shkodranët jan ende në kërkim të fitores së parë sezonale ndërsa durrsakët vijnë në këtë takim si një prej skuadrave më në formë.

Përtej rëndësisë së pikëve kjo është një përballje që tradicionalisht ka sjellë rivalitet edhe në tribuna.

Të shtunën Vora pret Skënderbeun me të dyja skuadrat që kërkojnë një rezultat pozitiv për të ndryshuar ecurinë e javëve të fundit.

Po të shtunën do të luhet edhe Dinamo-Laçi një duel interesant mes kryeqytetasve dhe kurbinasve, të cilët kan treguar se mund të jenë një kundërshtar i vështirë për çdo skuadër.

E diela rezervon dy prej ndeshjeve më tërheqëse të javës ku në “Selman Stërmasi” Tirana do të pres Elbasanin në një sfidë mes dy skuadrave me objektiva të rëndësishëm dhe ku tre pikët kan peshë të madhe për vazhdimësinë e kampionatit.

Java e pestë do të mbyllet me përballjen Egnatia-Partizani në Rrogozhinë ku të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve në javën e kaluar dhe do të kërkojnë menjëherë reagimin duke e bërë këtë takim një nga duelet më të forta të kësaj jave.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img