Nga Luksemburgu në Portugali, Enea Jorgji gjykon Torrense-Sunderland e vlefshme për Europa Ligë e cila do të luhet të ejnten që vjen në orën 18:45

Lexo

- Reklamë -spot_img

Nga angazhimi në ndeshjen Luksemburg-Islandë te përballja Torrense–Sunderland në Portugali Enea Jorgji vijon me një tjetër ndeshje në arenën ndërkombëtare.

Enea Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor i takimit teksa do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj,ndërsa Juxhin Xhaja do të plotësoj katërshen e arbitrave në fushë.

Në sistemin VAR do të jetë italiani Daniele Doveri ndërsa në AVAR është caktuar Albert Doda.

Enea Jorgji,Denis Rexha,Ridiger Çokaj,Daniele Doveri dhe Albert Doda ishin të angazhuar edhe në ndeshjen  Luksemburg-Islandë përpara ndeshjes së radhës që do luhet në Portugali.

Kështu përballja Torrense-Sunderland do të ketë pesë gjyqtarë shqiptarë në ekipin e arbitrimit të cilët do të bashkëpunojnë me Italianin Doveri për gjykimin e këtij takimi.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img