Abisnet Superiore mbyll sot javën e gjashtë, me tre përballje: Laçi-Egnatia(13:30), Partizani-Tirana(18:30), Vllaznia-Dinamo(13:30)

Tre përballje do të zhvillohen sot në “Abisnet Superiore” duke plotësuar programin e javës së gjashtë.

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana është sfida që tërheq vëmendjen kryesore ndërsa dita sjell edhe takimet Laçi-Egnatia dhe Vllaznia-Dinamo.

Programi hapet në orën 13:30 kur Laçi përballet me Egnatian. Kurbinasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë fushën e tyre për të marrë një rezultat pozitiv ndërsa rrogozhinasit synojnë tre pikët për të vijuar ndjekjen e kreut.

Në orën 18:30 luhet derbi Partizani-Tirana. Rivaliteti mes dy skuadrave i jep kësaj përballjeje një rëndësi që shkon përtej pikëve me të dyja ekipet që kërkojnë fitoren përballë rivalit të përhershëm.

Në të njëjtën orë Vllaznia pret Dinamon. Shkodranët synojnë një rezultat pozitiv në shtëpi ndërsa blutë kërkojnë të vijojnë me fitore dhe të ruajnë ritmin në pjesën e sipërme të renditjes.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe