(Video) Vllaznia likujdon Tiranën! Kuqeblutë fitojnë 2-0 me golat e Edon Muratajt dhe Adnard Mehmetit dhe nisin ngjitjen në tabelë

Vllaznia-Tirana, 2-0(Shënues: Edon Murataj 42’, Adnard Mehmeti 68’

Vllaznia “likujdon” Tiranën! Kuqeblutë fitojnë fitojnë 2-0 me golat e Edon Muratajt dhe Adnard Mehmetit, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, për llogari të javës së 8-të të “Abissnet Superiore”.

Të besuarit e hungarezit Laszlo e nisën vrullshëm sfidën, me Balajn që u shfaq rrezikshëm para portës bardheblu që në minutën e parë. Më pas disa tentativa nga distanca nga shkodranët, ndërsa nga ana e bardhebluve mund të veçohet rasti i Berishës që u shfaq i vetëm përballë Jukajt, por pa arritur ta mposhtë atë.

Për të zhbllokuar sfidën ka menduar Murataj, i cili arriti të mposhtë portierin e bardhebluve, Bekaj me një veprim mjaft të bukur. Goli i dytë u shënua nga Mehmeti në pjesën e dytë me një gjuajtje të saktë me të djathtën brenda zonës.

Tirana kërkoi të reagojë me Dacin, i cili u ndal nga Jukaj, ndërsa Mehmeti dhe Balaj iu afruan golit të tretë për shkodranët.

Pavarësisht mundësive të krjuara, rezultati mbeti i pandryshuar, 2-0 për Vllazninë që ngjitet në kuotën e 8 pikëve. Tirana mbetet në kuotën e 11 pikëve.

(Video) Pamje nga moment pikante tw ndeshjes si dhe prononcimet e trajnerwve pas ndeshjes, mund t’i ndiqni nw kanalin tonw zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe