Abissnet Superiore mbylli mbrëmjen e sotme tre ndeshjet e para të javës së 10-të. Çifti i parë ishte ai i orës 13:30 i luajtur në stadiumin e Vorës mes Tiranës pritëse dhe Egnatias mysafire, i fituar nga rrogozhinasit 1 me 2.
Dy takimet e orës 18:30, Skënderbeu-Vllaznia dhe Elbasani-Laçi kanë regjistruar barazim 1-1 në Korçë dhe fitore për verdheblutë në Elbasani 2-1.

Në pritje të dy sfidave të ditës së hënë, Vora-Dinamo dhe Teuta-Partizani, Egnatia është në krye të renditjes me 24 pikë. Kryesim ky që do ta mbajë pavarësisht rezultatit që do të prodhojë dueli i nesërm mes Teutës së vendit të dytë me 20 pikë dhe Dinamos së vendit të tretë me 16 pikë.
Edhe vendi i katërt është i paprekshëm me Elbasanin që është në kuotën e 14 pikëve. Ndërkohë, Tirana, Skëndërbeu dhe Laçi që janë në kuotën e 11 pikëve kërcënohen nga Vora, e cila merr tre pikë ndaj Dinamos, i parakalon duke iu bashkangjitur Elbasanit.
Për t’u theksuar është se megjithë opinionet pozitive të javëve të fundit, Vllaznia ka mbetur në vendin e parafundit në tabelë me 9 pikë duke lënë në fund Partizanin me 4, por me një ndeshje më pak, që nëse e fiton shkon në kuotën e 7 pikëve.


