Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Levski Sofia-Jagiellonia, sfidë e vlefshme për javën e 4-t të Europa League.
Enea Jorgji do të jetë arbitër kryesor i ndeshjes që do të luhet në Sofie të enjten në orën 18:45, ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të jenë asistentët e tij.
Juxhin Xhaja do të jetë arbitër i katërt i takimit, ndërsa Albert Doda do të jetë asitent në VAR.


