Ndërhyrja e rëndë që shkaktoi vdekjen e sulmuesit Jesus De Miguel në Spanjë, policia nis hetimet për vrasje të mundshme nga pakujdesia ndaj portjerit të Andorrës Jesus Owono

Policia spanjolle ka nisur një hetim për një rast të mundshëm vrasjeje pa dashje, pas vdekjes së sulmuesit të Tenerifes, Jesus De Miguel. Ai ndërroi jetë sot si pasojë e një arresti kardiak, pas një përplasjeje me portierin e Andorrës, Jesus Owono, gjatë një ndeshjeje në divizionin e dytë spanjoll.

Sipas ligjit spanjoll, vdekjet që vijnë si pasojë e shkaqeve jo natyrore — përfshirë aksidentet — i nënshtrohen një hetimi gjyqësor.

Ndërkohë, sipas prokurorisë, ka shumë pak gjasa që të ngrihen akuza penale ndaj portierit, pasi përplasja ndodhi gjatë zhvillimit të lojës. Pas lajmit për vdekjen e sulmuesit, Oëono e çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe