Thursday, September 19, 2024

(Intervista) Fitorja e thellë 9-0, Brdariç, i kënaqur me skuadrën, kontigjenti garanton për ta përballuar me sukses kampionatin

Lexo

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes miqësore, Vllaznia-Besa, të cilën kuqeblutë e fituan me rezultatin e thellë 9 me 0, trajneri Thomas Brdariç shfaqet i kënaqur me atë çfar paraqiti skuadra e tij në këtë përballje.

Profesor, padyshim i kënaqur me atë çfar dha skuadra në këtë ndeshje?

Sa herë që fitojmë më bëhet kjo pyetje. Në pjesën e parë ishte shumë nxehtë. Në mënyrën fizike duhet të bëjmë më shumë në aspektin si e bëjmë presingun në fushë. Sot ishte një rast për të krijuar mundësi shënimi. Nuk ishte e thjeshtë të shënonim për më tepër kaq shumë gola ndaj Kavajës. Megjithatë ne arritëm që të bënim më të mirën dhe të shënonim kaq shumë.

Pozitive që sulmuesit dolën tek goli

Sigurisht që po. Jam mësë i kënaqur kur shënojmë, pasi marrim frytet e punës tonë. Sot do të jemi krenar për atë që dhamë në fushë.

Sidoqoftë, kampionati pritet të jetë shumë më i fortë sesa ky takim?

Natyrisht. Ne sot luajtëm përballë një ekipi të kategorisë së parë, por treguam shpirt të lart gare. Kishim përqendrim të madh. Ndeshja sotme ishte një kategorie tjetër. Megjithatë ajo që kërkoj është shumë e ajo që morra ishte shumë e mire, loja që mora më pëlqeu.

Mendoni se është më e plotë tani Vllaznia e këtij sezoni?

Besoj se po. Ne ndërtojmë skuadrën për tu përmirsuar, pasi do të jetë një sezon shumë i gjatë. Është mirë që i kemi të gjithë, por kemi patur edhe dëmtime dhe kjo është diçka zhgënjyese, por duhet ta përballojmë dhe të merremi me këtë problem në mënyrën më profesionale të mundshme

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img