Në Grupin I, ku bën pjesë edhe Kombëtarja shqiptare, Anglia konsolidoi pozitat në krye, pasi triumfoi me rezultatin e pastër 0-4 në transfertën ndaj Hungarisë dhe tani e sheh veten me 12 pikë të plota. Hungaria shpresoi që të gjente Anglinë në ditën më të keqe, por Tre Luanët treguan karakter në çdo cep të fushës. Pas disfatës ndaj Anglisë trajneri Marco Rossi ka folur menjëherë për ndeshjen ndaj Shqipërisë që do e luajë ditën e dielë në “Elbasan Arena”.
“Një ditë e re fillon për skuadrën. Ne do të analizojmë atë që ndodhi dhe do të përpiqemi të korrigjojmë gabimet. Shqiptarët kanë disa lojtarë që luajnë në Itali dhe në Spanjë, pra në përbërjen e tyre kanë futbollistë cilësorë. Ne duhet të shkojmë atje dhe të eliminojmë gabimet tona. Nëse kontrolli i një skuadre shkatërrohet, atëherë dominimi i kundërshtarit bëhet më i dukshëm. Nuk mund ta toleroj humbjen ndaj Anglisë, por të gjithë besoj se do të japim më të mirën ditën e dielë ndaj Shqipërisë”.
Mbrojtësi i Ferencvarosh, Endre Botka nuk ishte i grumbulluar për ndeshjen ndaj Anglisë, 27-vjeçari reagoi në rrjetet sociale pas humbjes 4-0 dhe premtoi se do të jap më të mirën ditën e dielë ndaj Shqipërisë. Ndërkohë, tekniku italian, Marco Rossi e përdori yllin e skuadrës, Dominik Szobolai vetëm për 60 minuta, mesfushori i Leipzig nuk ka ndonjë problem fizik, por thjesht për të rikuperuar ndeshjet ndaj Shqipërisë.