Wednesday, May 15, 2024

Abissnet Superiore-Java e 7-të e Superiores luhet në tre ditë. Dinamo-Vllaznia, të hënën ora 18:00

Lexo

Te dielen e 1 tetorit, java e 7-te ngre siparin me sfiden Egnatia-Teuta ne oren 14:00 ne Rrogozhine, me vendasit qe do te kerkojne fitoren per te ruajtur kreun,ndersa durrsaket kerkojne kthesen me Edi Martinin.

Po ne te njejten dite,Partizani do te luaj ne transferten e veshtire te Korçes ne oren 16:00. Skenderbeu do te kerkoj te pakten nje pike,me kampionet e Shqiperise favorite ne leter qe luajn vetem per fitore.

Nje dite me vone do te luhen dy ndeshje te tjera te kesaj jave futbollistike. Kukesi do te pres ne shtepi Erzenin ne oren 14:00. Kater ore me vone do te startoje nje ndeshje mjafte interesante. Dinamo-Vllaznia,ndeshja me interesante e javes,e cila do te zhvillohet ne “Elbasan Arena”. Me Dinamon qe kerkon te vazhdoje ecurine pozitive pas fitores ne Laç,teksa Vllaznia kerkon rikthimin tek piket pas humbjes me Egnatian.

Kjo jave do te mbyllet me ndeshjen Tirana-Laçi,e cila ishte parashikuar do te luhej te henen,por eshte shtyre me 24 ore. Sfida do të startoje ne “Selman Stermasi” ne oren 14:00.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 7-të të Superiores

E diel, 01.10.2023
Egnatia-Teuta ora 14:00
Skënderbeu-Partizani ora 16:00

E hënë, 02.10.2023
Kukësi-Erzeni ora 14:00
Dinamo-Vllaznia ora 18:00

E martë, 03.10.2023
Tirana-Laçi ora 14:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img