Monday, April 29, 2024

(Video) I shënoi dy gola në trasnfertë Bylisit në javën e parë, talenti Ersi Zaganjori, premton fitore të Vllaznisë U-19 edhe në javën e dytë ndaj Internacional U-19 në shtëpi

Lexo

Superliga e futbollit të moshave luan këtë fundjavë ndeshjet e javës së dytë ku ekipi i Vllaznisë U-19 i drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani pret në shtëpi ekipin Internacional të Tiranës.

Në javën e parë, skuadra kuqeblu fitoi me përmbysje në transfertën e Ballshit, ku nga disavantazhi 4-1, e ktheu rezultatin në favorin e saj duke fituar 5 me 4.

Krahas të tjerëve, protagonistët e kësaj fitoreje janë ato që tundën rrjetën e portës ballshiote. Zaganjori në minutën e 10-të dhe të 90-të, Dodaj në të 70-tën, Halili në të 73-tën dhe Hajdari në të 80-tën.

Emocionet e kësaj ndeshjeje shumë dramatike, i përcjell në Veriu Sport, mesfushori-sulmues, Ersi Zaganjori, autor i dy golave në këtë ndeshje, ku i dyti shënuar në minutën e fundit mori vlerat e tre pikëshit,

Në prizmin personal, Zaganjori është një lojtar i vlerësuar, pasi është kontigjent i ekipit kombëtar, ndërkohë që përpos Vllaznisë U-19, luan edhe për kuqeblutë e Vllaznisë U21, si dhe javët e fundit është thirrur edhe nga skuadra e parë duke pritur të marrë besimin e teknikut Memelli për debutimin me Vllazninë e madhe.

(Video) Intervistën e plotë me golashënuesin e talentuar Ersi Zaganjori mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Basketboll Meshkuj-Vllaznia mund Teuten në gjysmëfinalen e dytë

Spikat amerikani Sabb me 37 pikë të shënuara. Barazim 1-1 me ndeshje, e treta në "Ramazan Njala" të Durrësit. Vllaznia-Teuta...
- Advertisement -spot_img