Monday, July 22, 2024

Abissnet Superiore-Sot 3 duelet e fundit të javës së 11-të. Spikat, Vllaznia-Erzeni, ora 17:00, në “Loro Boriçi”

Lexo

 

E nisur ditën e djeshme më dy ndeshjet e para, Egnatia-Kukësi e mbyllur 2 me 1 në favor të rrogozhinasve dhe Dinamo-Skënderbeu, po 2 me 1 në favor të Dinamos, java e 11-të e kategorisë Abissnet Superiore, vijon sot me tre duele të tjera.

Mes tyre, spikat përballja, Vllaznia-Erzeni, takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00. Një sfidë kjo që ballafaqon dy skuadra që gjenden me pikë të barabarta në tabelën e klasifikimit, nga 12-të të tilla duke ndarë vendin e shtatë Vllaznia dhe të tetin Erzeni.

Dy takimet e tjera, Tirana-Teuta dhe Laçi-Partizani, nisin në orën 14:00. Në sfidën e parë, bardheblutë presin në “Selman Stërmasi” bregdetartët e drejtuar nga shkodrani Edi Martini. Tiranasit janë përfshirë në një krizë rezultatesh dhe kërkojnë të dalin sa më parë nga kjo gjë. Nga ana tjetër dhe durrsakët nuk ndodhen në pozita të mira në tabelë, kështu që në fushë do të hyjnë vetëm për tre pikët.

Ndërkohë, Partizani luan në transfertën e Laçit. Kampionët kërkojnë tre pikët e radhës në mënyrë që t’i bashkohen sërish Egnatias në krye. Nga ana tjetër kurbinasit kanë dy ndeshje pa fituar dhe duan me çdo kusht që të ruajnë pozitat në zonën e “Final 4”.

Ndeshjet e javës së 11-të të Abissnet Superiore

Dje

Egnatia– Kukësi, 2-1

Dinamo–Skënderbeu, 2-1

Sot

Tirana-Teuta, ora 14.00

Laçi-Partizani, ora 14:00

Vllanzia-Erzeni, ora 17:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img