Abissnet Superiore-Sot 3 ndeshjet përmbyllëse të javës së 20-të. Spikat, Erzeni-Vllaznia

Superiorja ditën e djeshme hapi siparin e javës së 20-të të saj, teksa zhvilloi dy takime mjaft të rëndësishme. Egnatia fitoi ndaj Kukësit,ndërsa u ndalën në barazim Teuta dhe Tirana.  Sot është radha e 6 ekipeve të tjera për të kërkuar fitoren në fushën e lojës.

Gjithçka do të nisë me duelin mes Erzenit dhe Vllaznisë që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 13:30. Shijakasit pas barazimit me Laçin tentojnë dhe kërkojnë fitoren për t’ju larguar sa më shumë zonës së ftohtë, ndërsa përballë do të kenë skuadrën e momentit në Superiore. Shkodranët prej 4 javësh kanë arritur të korrin vetëm fitore dhe ndaj shijakasve synojnë një tjetër 3 pikësh që do t’i mbante në “Final-Four”.

Në orën 17:00 do të luhen dy takime paralelisht në Tiranë dhe Korçë. Në “Arenën e Demave” do të sfidohen mes tyre Partizani dhe Laçi. Demat nuk duan hapa fals në shtëpi dhe ndaj kurbinasve do të luftojnë për një tjetër 3 pikësh,ndërkohë skuadra e Mirel Josës synon që të rikthehet te fitorja pikërisht në kryeqytet ndaj demave.

Ndërsa në Korçë, Skënderbeu pret Dinamon. Korçarët prej 4 javësh nuk e njohin fitoren dhe synojnë që para tifozëve të tyre të shkelmojnë krizën,ndërkohë Dinamo pas humbjes “dramatike” me Tiranën kërkon të bëjë “autokritikë” ndaj korçarëve.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu