Monday, May 6, 2024

Në fushë edhe Kategoria e Parë. Sot tre duele, spikat Apolonia-Flamurtari, ballafaqim pretendentësh për Superiore

Lexo

Jo vetëm Superiorja, ditën e sotme do të luhen edhe 3 takime në Kategorinë e Parë. Skuadrat do të luftojnë mes tyre për 3 pikët e javës së 17-të të kampionatit,teksa do të startojë të gjithë në orën 13:30.

Në Fier Apolonia do të presë Flamurtarin. Një sfidë pretendentësh për Superioren vihen përballë njëri-tjetrit për 3 pikët e kësaj jave. Vetëm 4 pikë i ndajnë ekipet në tabelën e klasifikimit,me vlonjatët që ndodhen në vendin e 4-të me 30 pikë,ndërsa fierakët në vendin e 5-të.

Një tjetër takim i luftuar pritet të jetë edhe përballja mes Kastriotit dhe Bylisit. Krutanët do të presin në shtëpi ballshiotët,me këtë të fundit që do të kërkojnë edhe kreun e klasifikimit. Vendasit ndodhen në vendin e 8-të dhe synojnë vetëm fitoren për t’iu larguar fundit të klasifikimit. Do të luhet gjithashtu edhe në Lushnje.

Verdhejeshiltë do të duelojnë me Tomorin për 3 pikët e radhës. Lushnjarët synojnë fitoren për të shpresuar në një vend në “Play-Off”, ndërkohë nga ana tjetër beratasit për të shkelmuar krizën,ku njohin vetëm 2 fitore në këtë sezon.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img