Saturday, May 4, 2024

Abissnet Superiore, sot, java e fundit e kampionatit. Vemendja në Tirana-Kukësi dhe Kastrioti-Vllaznia, ku luhet për “Europë”

Lexo

Kampionati kombëtar i futbollit për kategorinë Abissnet Superiore, mbyll sot konkurimin e tij me pesë duelet e javës së fundit. Ndër pesë ndeshjet e kësaj jave që luhen të gjitha në të njëjtin orar, 17:00, vemendja kryesore do të jetë në dy stadiume. Në “Selman Stërmasi” luan Kukësi i vendit të katërt përballë Tiranës që është zyrtarizuar si kampione e Shqipërisë.

Ndërkohë, që pak kilometra më tej, por brenda territorit të bashkisë Tiranë, në stadiumin e Kamzës, luhet ndeshja tjetër, mes Kastriotit vendas që ka siguruar qëndrimin në Superiore dhe Vllaznisë mysafire, që duke shpresuar një hap të gabuar të kuksianëve, kërkon fitoren tre pikëshe dhe një vend në Europë përmes kampionatit.

Sa i takon takimeve të tjera, në Laç, kurbinasit presin Partizanin, dy skuadra që e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në Europë, me vendasit në vend të dytë dhe të kuqtë në të tretin. Në Korçë dhe Rrogozhinë luhen çiftet, Skënderbeu-Teuta dhe Egnatia-Dinamo. Përpos enigmës se cila prej dy skuadrave, Kukësi apo Vllaznia merr vendin e katërt në renditje, një tjetër enigmë për këtë javë të fundit është edhe  “Këpuca e Artë”, ku në garë janë Taulant Seferi i Tiranës dhe Guindo i Laçit, të cilët janë në kuotë të njëjtë golash, nga 18-të secili.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img