Tuesday, November 28, 2023

Abissnet Superiore-Sot tre ndeshjet e fundit të javës së 10-të

Lexo

E nisur dje me dy duelet e para, Kukesi-Vllaznia 1-0 dhe Erzeni-Laçi 0-0, java e dhjete e Abissnet Superiore vijon sot me tre ndeshjet e tjera qe jane edhe te fundit per kete jave.

Gjithçka do te nis me derbin mes Tiranes dhe Dinamos,perballje qe do te luhet ne “Selman Stermasi” duke nisur qe nga ora 14:00. Si bardheblute ashtu edhe “Blute” do te tentojne rikthimin te fitorja,teksa vijne pas dy humbjeve rresht ne kampionat. Ekipi i Julian Ahmataj tenton 3 piket per te qendruar ne “Final-Four”,kurse Dritan Mehmeti dhe djemte e tij tentojne triumfin per mbijetesen.

Nderkohe ne oren 17:00 do te luhet serish ne Tirane. Teuta dhe Partizani perplasin “briret” ne “Arenen e Demave” me durrsaket qe jan prites ne kete perballje. Nje ndeshje ku demat do te kerkojne fitoren e 4-te rresht,ndersa “Djemte e Detit” per te lene zonen e ftohte.

Paralelisht do te luhet edhe ne Korçe,ku Skenderbeu pret Egnatian. Rrogozhinasit vijne si kryeses dh deshirojne nje tjeter triumf per te qene ata serish lider ne Superiore,teksa korçaret tentojne rikthimin te fitorja e cila iu mungon prej dy ndeshjesh. Gjithashtu synojne 3 piket ne shtepi per te qene serish pjese e “Final-Four”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img