Sunday, May 19, 2024

(Video) Kampionati i Futbollit 9×9 “Sunday League”. Panthers Shkodra fiton ndaj Vater FC, shënojnë Enes Papaj dhe Klevis Bebeziqi

Lexo

Vater FC-Panthers FC , 1-2 (Shënues: Enes Papaj, Klevis Bebeziqi)

Formacioni i Panthers Shkodra: Lukaj, Axhani, Bashi, Papaj, Zaja, Bebeziqi, Osmanaga, Kometa,Tula, Ergi. Trajner: Fatmir Axhani

17 skuadra të nivelit kombëtar, mes të cilave edhe Panthers Shkodra e drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani janë konkuruese në kampionatin e futbollit 9×9 “Sunday League” që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Si pjesë e grupit A, skuadra shkodrane po vijon paraqitjet e saj mjaft pozitive duke përsëritur përformacën e mirë që prezantoi sezonin e kaluar kur ishte mes skuadrave më të mira të kampionatit, madje arriti të fitojë edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Me lojtarë të tillë në formacion, si Lukaj, Bashi, Papaj, Zaja, Bebeziqi, Osmanaga, Kometa,Tula dhe Ergi Axhani, i cili krahas pozicionit të presidentit të kësaj skuadre, luan me shumë sukses edhe në fushën e lojës, Panthers Shkodra, arriti të dalë fitues i ndeshjes së fundit të luajtur ndaj ekipit Vater Pc.

1 me 0 në favor të Panthers Shkodra ka përfunduar pjesa e parë e kësaj ndeshje me autor të golit Enes Papaj në minutën e 23-të. Pjesa e dytë ka prodhuar dy gola, nga një në secilen portë.

Fillimisht ka qënë Klevis Bebeziqi që shënon për Panthers Shkodra duke e çuar në 2 me 0 avantazhin e krijuar nga skuadra e tij, ndërkohë që pak më vonë, në limitin e takimit, është Allaraj që shënon për ekipin e Vater FC, gol që vlen vetëm për statistikë, pasi e gjithë ndeshja mbyllet me avantazhin e Panthers Shkodra me rezultatin 2 me 1.

Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për javën e katërt të kampionatit të futbollit 9×9 “Sunday League”, ku në me dy fitore, një barazim dhe një humbje, Panthers Shkodra është në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit me shtatë pikë të grumbulluara, dy më pak sesa vendi i parë që kryesohet nga katër skuadra me pikë të barabarta.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vater FC-Panthers FC, e fituar 1 me 2 nga Panthers Shkodra. Java e katërt e kampionat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img