“Abissnet Superiore” U-18/ Tirana shpallet kampione pas fitores ndaj Partizanit në javën e fundit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana U-18 është shpallur kampione e kampionatit “Abissnet Superiore” U-18, pas fitores minimale 1-0 ndaj Partizanit në ndeshjen e fundit të sezonit.

Bardheblutë siguruan titullin kampion në një përballje të luftuar deri në minutat e fundit, ku vendimtar rezultoi goli i Olti Qerimajt.

Me këtë sukses, Tirana U-18 e mbylli kampionatin në vendin e parë me 44 pikë, duke lënë pas Partizanin U-18 me 40 pikë.

Në përfundim të takimit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të kampionit. Legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i dorëzoi skuadrës së Tiranës medaljet dhe titullin kampion.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img