Thursday, February 22, 2024

Abissnet Superiore-Zbardhet kalendari i 3 javëve të ardhshme dhe turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë

Lexo

Departamenti i Garave në federatën Shqiptare të Futbollit ka zbardhur kalendarin e ndeshjeve të kategorisë “Abissnet Superiore” për javët në vazhdim, duke përcaktuar datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen sfidat e javës së 29-të, 30-të dhe 31. Gjithashtu, janë përcaktuar oraret dhe stadiumet për ndeshjet e turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet e javës së 29-të do të luhen në datat 15 dhe 16 prill, teksa të shtunën ngre siparin e javës sfida Bylis-Teuta që luhet në Ballsh dhe fillon në ora 15:00 e më pas në ora 18:00 nis sfida tjetër Erzeni-Kastrioti, që zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Të dielën luhen tre sfidat e tjera të kësaj jave teksa në orën 15:00 nisin dy duelet Laçi-Partizani (në Laç) dhe Kukësi-Vllaznia (në “Kukës Arena”). Java mbyllet me ndeshjen Tirana-Egnatia në “Elbasan Arena”, që nis në ora 18:00.

Edhe ndeshjet e javës së 30-të do të luhen të ndara në dy ditë e përkatësisht më datat 22 dhe 23 prill me sfidën Egnatia-Laçi (në stadiumin e Rrogozhinës) që luhet e para duke nisur nga ora 15:00 ditën e shtunë. Ndërsa në orën 18:00 fillojnë njëkohësisht dy ndeshjet Teuta-Erzeni (stadiumi “Niko Dovana”) dhe Vllaznia-Tirana (stadiumi “Loro Boriçi”). Të dielën e 23 prillit zhvillohen Kastrioti-Kukësi (ora 15:00 në Kamëz) dhe Partizani-Bylis (ora 18:00 në stadiumin Partizani).

Në mesjavë do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e para të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë me të dyja sfidat që do të luhen më datë 26 dhe në të njëjtin orar. Tirana-Teuta (“Elbasan Arena”) dhe Vllaznia-Egnatia (“Loro Boriçi”) nisin në ora 18:00.

Muaji prill mbyllet me ndeshjet e javës së 31-të në datat 29 dhe prill dhe 30 prill. Bylis-Laçi (Ballsh) luhet të shtunën duke nisur nga ora 15:00, kurse në orën 18:00 starton sfida tjetër e kësaj dite Erzeni-Partizani. Të dielën e 30 prillit në ora 15:00 luhen ndeshjet Tirana-Kastrioti (“Elbasan Arena”) dhe Kukësi-Teuta (“Kukës Arena”), teksa në orën 18:00 fillon sfida përmbyllëse e javës Vllaznia-Egnatia (“Loro Boriçi).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img