Friday, April 19, 2024

Al Ahli SC-Vllaznia, sot ora 17:30, miqësorja e tretë dhe e fundit në Austri. Latifi pritet të jetë në fushën e lojës

Lexo

Vllaznia do të luajë sot miqësoren e tretë dhe të fundit të planifikuar për të zhvilluar në ditët përgatitore të Austrisë. Al Ahli SC (Doha) e Katarit do të jetë skuadra që do të përballet sot me kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, ndeshje kjo e planifikuar të luhet në “ANKER ARENA” KSV Ankerbrot Montelaa Stadium duke filluar nga ora 17:30.

Ashtu siç pritej, pas dy miqësoreve të para me kundërshtarë në kufijtë e mesatares, kundërshtari radhës konsiderohet i niveleve të larta në kampionatin e vendit të tij. Është pikërisht, ajo që kërkohet nga ana e Vllaznisë, ballafaqim ky që duhet t’i shërbejë kuqebluve për një test serioz përpara kthimit në Shqipëri.

Krahas të tjerave, me interes pritet prania në fushën e lojës për kuqeblutë i sulmuesit Liridon Latifi, i cili edhe pse ka ditë që është bashkuar me skuadrën në Austri akoma nuk është bërë i mundur të aktivizohet në formacion për shkak se forma e tij sportive nuk ka qënë në nivelet e kërkuara.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img