Saturday, April 20, 2024

Ditëlindja e 26-të e Fjoart Jonuzit, Vllaznia ia feston në Austri

Lexo

Festimet e ditëlindjeve janë kthyer në modë në kampin kuqeblu. Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme, kur në seancën stërvitore të paradites është bërë rituali i zakonshëm, ku përmes një tuneli të improvizuar, shokët e skuadrës gadasin me shpulla kolegun e tyre, shenja karakteristike e urimit në radhët e kuqebluve.

Ndërkohë, në mbrëmje, pasi skuadra ka konsumuar ushqimin e darkës, ka qënë kapiteni kuqeblu Erdenis Gurishta, i cii është shfaqur me tortën dhe qirinjtë e ndezur.

Me këngën në sfond që interpretohej nga shokët e skuadrës, ka qënë vetë Jonuzi i cili ka fryrë qirinjëve duke i shuar ato duke marrë duatrokitjet dhe urimet e përzemërta: Edhe 100 tjera!

Me urimin e futbollistëve dhe stafit kuqeblu, bashkohet edhe Veriu Sport, ku krahas urimit të ditëlindjes së 26-të, përfiton të urojë Jonuzin edhe për një sezon të suksesshëm në radhët e Vllaznisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img