Saturday, July 27, 2024

(Video) Festa e fitores së Vllaznisë ndaj Egnatias. Nga tifozët e tribunave të “Loro Boriçit”, në dhomat e zhveshjes me kryebashkiakun Benet Beci

Lexo


“Një fitore fantastike e Vllaznisë, një dhuratë për qytetin dhe tifozët e mrekullueshëm në këtë 105 vjetor kuqeblu”, shkruan kryebashkiaku shkodran Benet Beci,. Në një postim të pasndeshjes në rrjetet sociale, duke mos e fshehur gëzimin dhe entuziasmin që përjetoi në ndeshjen Vllaznia-Egnatia, të cilën ai e ndoqi të plotë në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi” përkrah presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi.

Ka mjaftuar vërshëllima tre herë e arbitrit kryesor, ndërkombëtarit Enea Jorgji, për të nisur festa e fitores kuqeblu ndaj Egnatias kryesuese. Një fitore që shijon akoma më shumë kur vjen në kuadër të festimeve për 105 vjetorin e formimit të klubit sportiv Vllaznia.

Dhe, festa e protagonistëve në fushën e lojës nis me përshëndetjen e tifozërisë në shkallët e tribunave të stadiumit “Loro Boriçi”, për të vijuar më pas në dhomat e zhveshjes, aty nga tribuna VIP ku ndoqi ndeshjen, ka zbritur edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ku pasi ka përgëzuar skuadrën kuqeblu, është përfshirë në entuaziasmin e skuadrës.

Fitore kjo, që jo vetem përforcon pozitat e Vllaznisë në katërshën finaliste, por tashmë duke mundur Egnatian kryesuese, nga 11 pikë që ishte diferenca me Vllazninë dhe Partizanin, fitorja e sotme e kuqebluve në “Loro Boriçi” e shkurton diferencën në 8 pikë duke kërcënuar seriozisht rrogozhinasit për t’i marrë kreun.

(Video) Festa e kuqebluve në dhomat e zhveshjes pas fitores me Egnatian 2-1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img