Sunday, May 19, 2024

Analiza e Shkëlqim Muçës për javën e 27-të të Kategorisë Superiore

Lexo

Ish futbollisti bardheblu, si dhe më pas trajner i disa skuadrave të kampionatit shqiptar, Shkëlqim Muça, tashmë në rolin e analistit të futbollit pranë RTSH ka analizuar javën e 27-të të kategorisë Superiore.
“Kukësi u shfaq ndryshe, askush nuk e kishte menduar një fitore kaq të lehtë. Vllaznia ishte agressive, si asnjëherë tjetër në këtë sezon, duke iu përgjigjur lojës së Laçit. Më bëri përshtypje Kukësi në këtë javë, nuk e kisha menduar se do arrinte një fitore kaq të lehtë. Jo vetëm që fitoi ndeshjen, por u duk një ekip komplet ndryshe, sikur ishte një pretendent për titull. Më bëri përshtypje edhe Vllaznia, për mënyrën se si e interpretoi ndeshjen. Një skuadër agresive, që iu përgjigj lojës së Laçit, nuk e kisha parë ndonjëherë. Nuk u dorëzua në asnjë moment në aspektin e agresivitetit. Ishte ndryshe nga shumë ndeshje të tjera, kishte një karikim të veçantë. Ka fituar një llojë pjekurie dhe them se do të jetë pretendente deri në fund”, është shprehur Muça për dy ndeshjet Kastrioti-Lukësi 0-3 dhe Laçi-Vllaznia 0-0.
Ndërkohë, duke folur për çiftin, Apolonia-Teuta 0-2, Muça tha: “Natyrisht, tani ka ardhur një moment që nuk falen më gabimet. Me skuadra të konsideruar si të lehta në letër, janë mundësitë për të fituar. Teuta e ka të qartë, duhet fituar, sidomos në ndeshje të tilla, nuk falen. Durrsakët kanë krijuar dhe një frymë optimizmi, është drejt finishit dhe e shikoj shumë të karikuar dhe më të lirshme. Mendoj se është në rrugë të drejtë”.
“Partizani bëri një ndeshje, të cilën nuk e vuri në diskutim. Arriti të shënojë shumë shpejt dhe ekipi ishte i liruar. I vetmi problem ishte që nuk shënoi më shumë në fillim të lojës, sepse kishte mundësinë ta mbyllet ndeshjen më përpara. Në këtë stad që ka arritur kampionati, shikoj që Partizani ka një ekip kompakt, lojarët kanë arritur formën e tyre. Akoma më mirë kur një skuadër ka edhe stolin e rezervave të fortë, sepse kampionati do dhe një stol të fortë, jo vetëm në aspektin sportive, por dhe në bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Bylisi nuk ishte një orjentim sulm-mbrojtje, ishte një skuadër që luante hapur, pa një ide të qartë. Goli i pësuar në fillim e shpartalloi komplet. Gjithsesi, merita kryesore është e Partizanit”, komentoi Muça për ndeshjen Partizani-Bylis 3-0.
Ndërsa, për çiftin, Skenderbeu-Tirana, 0-0, Muça do të komentonte:”Është e vërtetë që Skënderbeu ka bërë përmirësime shumë dhe një meritë shkon edhe për trajnerin Memelli, që e mori skuadrën në një moment shumë të vështirë, me shumë guxim. Më pas, pas katër apo pesë ndeshjesh erdhën dhe frytet e punës. Mendoj se korçarët janë totalisht në lojë për të shpëtuar. Me Bylisin ndeshjen direkte e ka në Korçë, ndeshjet e tjera më pas janë të barabarta për të dyja. Përsa i përket Tiranës, është një nga ndeshjet e pakta, që krijon shumë pak raste, kjo për metitë të kundërshtarit, pa lënë mënjanë mangësitë e veta”.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img