Tuesday, May 7, 2024

Futboll Superiore/Mbyllet java e 27-të, Partizani mund Bylisin 3-0. Teuta mbetet e para në renditje, Vllaznia dhe Partizani e ndjekin me dy pikë më pak

Lexo

Me ndeshjen e luajtur sot në stadiumin “Arena Kombëtare” të kryeqytetit mes Partizanit dhe Bylisit është mbyllur java e 27-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja kanë fituar me rezultatin e pastër 3 me 0 falë golave të shënuar nga Zhunior 1’, Asani 69’, Çinari 84’. Fitore kjo që i jep mundësi Partizanit që duke përfituar nga barazimi i Vllaznisë të shtunën në Laç barazohet me pikë me të në kuotën e 47 pikëve. Më sipër kanë Teutën e drejtuar nga një trajner shkodran si Edi Martini që kryeson kampionatin vetme me 49 pikë.
Laçi që realisht vazhdon të konsiderohet si pretendent serioz për titull, dy humbjet radhazi ndaj Tiranës dhe Teutës dhe barazimi në shtëpi me Vllazninë e kanë zbritur në vendin e katërt me 45 pikë. Këto duket se janë skuadrat që do të rivalizojnë deri në fund të kampionatit për titulin kampion, pa lënë mënjanë edhe Tiranën, e cila nëse nuk do të frenohej këtë javë në Korçë nga Skënderbeu, mund të ishte kërcënuese serioze pë katërshën e parë, por prap aty është me 42 pikë, të paktën për zonën europioane.
Ashtu si kreu që ka në garë pesë skuadra, edhe pjesa tjetër e skuadrave, pesëshja tjetër e kategorisë Superiore ka rivalitet në luftën për mbijetese. Çuditërisht, të paktën përpara ndeshjeve të kësaj jave, në pozita të lëkundura konsiderohej edhe Kukësi, por që fitorja e kësaj jave ndaj Kastriotit 0-3, jo vetëm që e largon nga zona e ftohtë, por, të paktën në letër i jep mundësi të kap Europën.
Humbja e sotme e Bylisit në kryeqytet ndaj Partizanit i rrezikon jo pak ballshiotët, pasi aktualisht renditen në vendin e tetë me 26 pikë i ndjekur nga Skenderbeu dhe Apolonia me 23 dhe 17 pikë.
Kategoria Superiore
Java 27 (10-11 prill)
Të shtunën
Kastrioti-Kukësi 0-3
Eze 50’, 59’, Lulaj 71’
Apolonia-Teuta 0-2
L.Vila 19’, Bregu 55’
Laçi-Vllaznia 0-0
Skënderbeu-Tirana 0-0
Sot
Partizani-Bylisi 3-0
Zhunior 1’, Asani 69’, Çinari 84’
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img