Seria A-Lazio, barazon 2-2 në shtëpi me Lecce-n, dhe vazhdon garën për Champions

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 35-të e Serisë A hapet me një surprizë: në Olimpico, në fakt duhet goli i Milinkoviç-Savic në minutën e 94-të për të shmangur humbjen e Lacios, e cila nuk shkon përtej barazimit 2-2 me Leçe.

Strefezza humbi një penallti në minutën e 23-të për Lecce-n, ndërsa 11 minuta më vonë Immobile e zhbllokoi sfidën. Por mes minutës së fundit të pjesës së parë dhe minutës së 51-të, realizohet goditja e dyfishtë e Oudin. Megjithatë, goditja me kokë e Milinkovic-Savic në fundin e takimit shmangu humbjen e formacionit të Sarrit.

Me këtë barazim, Lazio tani shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Inter dhe katër më pak se Milan që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur. Në anën tjetër, Lecce mbetet e 16-ta me 32 pikë, pesë larg zonës së rrezikshme.

“Ne donim të fitonim, por le të mbajmë këtë pikë dhe nuk do të dorëzohemi. Tani duhet të vazhdojmë me kokën lart dhe të luftojmë në tri ndeshjet e fundit”.” Kështu komentoi për Sky Sport, mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, pas barazimit në shtëpi ndaj Lecce-s. “Pësuam dy gola në mënyrë shumë naive, gjithmonë pas gabimeve tona. Ndoshta këtu duhet të përmirësojmë përqendrimin, t’i rikthehemi tri pikëve”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img