Friday, May 3, 2024

Argjentinë 1-2 Arabi Saudite, shënon Messi, por Arabia Saudite përmbys rezultatin

Lexo

Arabia Saudite ka mundur ditën e sotme të bëjë mrekullinë përballë Argjentinës dhe Lionel Messit. Përfaqësuesja nga Lindjen Mesme mposhti me përmbysje 1-2 Argjentinë në “Lusail Iconic Stadium”, duke I dhënë një goditje të madhe, të cilëve nuk do t’u falet asnjë gabim në dy ndeshjet e mbetura kundër Poloninë dhe Meksikën.

Argjentina humbi një përballje që duhej ta fitonte pse jo me diferencë golash, teksa vetëm gjatë pjesës së parë iu anuluan tre gola për pozicion jashtë loje.

E zhbllokoi takimin Lionel Messi me një 11-metërsh të akorduar nga sistemi VAR, por dominimi i Argjentinës nuk u reflektua me gola të tjerë edhe për çështje fati.

Sapo nisi pjesa e dytë, Arabia Saudite shënoi golin e barazimit me Al Sherhin dhe vetëm pesë minuta më vonë tundi rrjetën edhe Al Dawsari. Edhe pse pati kohën e mjaftueshme për të kthyer rezultatit, Argjentina dështoi të shënonte qoftë golin e barazimit, duke marrë një goditje të rëndë që në start.

Arabia Saudite, një kombëtare e cila rënditet e 51-ta në botë, ka mundur të ndalojë rrugëtimin e Argjentinës e cila ishte 36 ndeshje pa humbje. Argjentina rënditet e treta në botë dhe cilësohet si një nga pretendentët për të fituar këtë trofe.

Argjentinë – Arabi Saudite 1-2

Shënues: (Messi 10′ 11-m. Martinez 26’/ Al Shehri 48′, Al Dawsari 53′)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img