Saturday, July 27, 2024

Armand Duka, i lumtur për fitoren e Shqipërisë kundër Çekisë. Presidenti i FSHF-së dhe Zv.President i UEFA-s, komplimemton trajnerin Silvinjo për rezultatet pozitive të kombëtares tonë

Lexo

Prononcimi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka pas ndeshjes, Shqipëri-Çeki, 3-0 

“Ky futbolli ça s’të bën. Kam bërë çdo veprim sot nga mëngjesi deri në mbrëmjen të njëjtën gjë si me Poloninë. Kurrë nuk e mendoja që do të rezultonte një fitore 3-0. Do të isha i kënaqur dhe me një pikë. Por këta lojtarë i mundën me kolektivitet. Duhet të falënderojmë të gjithë bashkë çdo shqiptar. Të gjithë shqiptarët ku jetojnë kanë qenë me sy e zemër te këta çuna.

A është skuadra më e mirë? këtë duhet ta thonë publiku dhe specialistët. Ka në përbërjen e vetë çuna me mend e sedër. Nuk kemi superyje në skuadër, por kemi një skuadër yll. Nuk dua t’i krahasoj me njëri-tjetrin.

Ne e kemi merituar pjesëmarrjen në Euoprianin e 2016 sepse dhe fitorja në KAS erdhi nga djersët e çunave.

Padygshim më ka shijuar shumë EURO 2016 sepse ishte hera e parë. Tashmë nëse nuk shkojmë në Europian është rrezik. Nëse nuk shkojmë në Botëror do të jetë rrezik.

Kam përqafuar dhe kryeministrin dhe kam dashur të përqafoj çdo njeri që të më dilte përpara.

Asani ka shënuar tre gola fantastikë. Por çdo gjë ja dedikoj të gjithë skuadrës dhe asnjë individi. Çdo njeri qëe vesh fanellën e Kombëtares dhe sjell sukses, gjëja kryesore është që motivon brezat për të arritur aty ku kanë arritur këta.

Nuk mund të jesh i sigurt në momentin që vendos, por Silvinjo na ka bindur me projektin dhe CV-në e tij. ka diçka që të bën për vete. Të gjithë çunat e duan, e duan pafund. Silvinjo ka një meritë kryesore për këto rezultate. Ai është regjisori që i bashkon këta. Në dhomat e zhveshjes tha ne jemi 1 në shqip. Edhe për ata që nuk ishin si Ismajli ose ndonjë tjetër që ka kontribuar në këto ndeshje dhe nuk ishte”, u shpreh Duka për “Super Sport”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img