Saturday, July 27, 2024

Spikat Elseid Hysaj. Shkodrani, ndër më të mirët në fitoren e Shqipërisë 3-0 ndaj Çekisë

Lexo

Prononcimi i shkodranit Elseid Hysaj, pas ndeshjes, Shqipëri-Çeki, 3-0

“Ishte ndeshje perfekte me rastet që kishim. Kemi qenë shumë mirë në rrugëtimin që kemi bërë më se të merituar.

Kthimi në Europian? Të them të drejtën këtë gjë e kam menduar pas dështimit që patëm herën e kaluar, po shihja ato ndeshje. Ishim një grup i fortë dhe po më vinte keq që si nuk ka mundësi që nuk arritur maksimumin. Ky grup ka kualitet, ka lojtarë në ekipe të forta, ka një grup fantastik dhe uroj që ta kemi në rrugëtimin e madh.

Rrugëtimin e parë e kam bërë dhe ka qenë me të vërtetë fantastik. Çdo gjë që kemi kaluar, kanë qenë ndjenja të para të bukura. Këtë herë nuk mund ta shprehim ende në maksimum kur të mungon një pikë por me ndeshjet në vijim, do të gëzojmë të gjithë bashkë”, tha Hysaj për “Super Sport”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img